Softuer

Microsoft ka në plan të integrojë Internet Explorer në platformë Xbox 360

May 13 2012
0 Shpërndarje
Microsoft ka në plan të integrojë Internet Explorer në platformë Xbox 360

Një gjë që gjithmonë na ka bërë përshtypje për Xbox 360 ka qenë se përse nuk ka pasur shfletues Internet Explorer, kur vetë kjo pajisje është ndërtuar nga Microsoft? Akoma dhe Wii ka një shfletues të vetin.

Pronarët e Xbox 360 të cilët nuk kanë shumë dëshirë të lidhin një HTPC ose një laptop në televizorin e tyre për të kryer blerje online nga HDTV Amazon ose kompani të tjera në fakt nuk kanë shumë për të shpresuar. Sidoqoftë, burime tona na thonë se Microsoft po punon për te ndërtuar një model të ri të modifikuar i cili do të mbështesë versionin e ri Internet Explorer 9 në Xbox.

“The Verge” nuk kanë thënë shumë rreth këtij lajmi, por ajo që është e sigurt është se versioni i ri i Internet Explorer do të ketë të integruar versionin Kinect të Xbox, të ngjashme me funksionet Kinect të cilat janë të ndërtuara në motorin e kërkimit Bing, i cili është i disponueshëm. S’ka asnjë lajm për daljen publike, por “The  Verge” thonë se presin një lajmërim në konferencën e ardhshme E3.(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>