Lajmet

Microsoft përditëson Skype për Windows Phone 8 dhe 8.1

Aug 7 2014
0 Shpërndarje
Microsoft përditëson Skype për Windows Phone 8 dhe 8.1

skype-logo-open-graph-730x305Skype ka përditësuar aplikacionin e tij Windows Phone me veçori të reja për Windows Phone 8 dhe Windows Phone 8.1. Ju mund të shkarkoni versionin e ri nga Windows Phone Store. Aplikacioni tashmë mban një numër versioni 2.21.

Kjo është edhe lista e ndryshimeve:

-Dërgimi i fotove: Tashmë ju mund të dërgoni foto drejt një ose disa kontakteve dhe ju mund të merrni foto nga miqtë dhe familja që përdorin iPhone, Windows Phone 8 dhe Windows Phone 8.1. Kur ndani foto, përdoruesit e platformave të tjera do të marrin një link URL për të parë imazhet.

– Shikimi i një historiku më të gjatë bisedash: Në pamjen e Chat, ju mund të shikoni tashmë edhe më shumë prej historikut të bisedës tuaj.

-Tekst i shënuar: Tashmë mund të bëni tekstin tuaj në Bold ose Italic.

-Shtoni preferencat nga pamja e Chatit: Në pamjen e bisedës, klikoni butonin Opsionet dhe më pas shtoni një kontakt që jeni duke biseduar tek preferencat.

-Përmirësime të performancës: Microsoft thotë se është fokusuar në ndërtimin e një aplikacioni që vendosin në plan të parë bisedën duke punuar në përmirësime të performancës.

Veçoria e re e fotove padyshim është më e rëndësishmja, veçanërisht që kur mund të dërgoni foto edhe kontakteve që nuk janë në linjë. Shpresojmë që edhe aplikacioni Android të marrë këto veçori së shpejti. (PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>