Lajmet

Microsoft ka përditësuar versionet eksperimentale të aplikacioneve Office për Windows 10

Apr 27 2015
0 Shpërndarje
Microsoft ka përditësuar versionet eksperimentale të aplikacioneve Office për Windows 10

outlook-calendar_Me Windows 10 padyshim që ndryshime të mëdha do të vinin e këtyre ndryshimeve radikale nuk i shpëtoi as suita e produktivitetit Office. Microsoft pati njoftuar se së shpejti do të sillte aplikacionet e kësaj suite që do të ishin falas me funksion të limituar posaçërisht për Windows 10.

Pavarsisht se themi “funksion të limituar” krahasuar me Office desktop, këto aplikacione zotërojn një potencial të lartë. Këto aplikacione janë: Word, Excel, PowerPoint, OneNote dhe Outlook. Në fakt Outlook të përfaqësohet nga aplikacioni Mail në Windows.

Nga ana tjetër, ndërsa po afron konferenca e shumëpritur Build 2015 e cila do të startojë në 29 Prill, Microsoft vendosi të përditësonte versionet paraprake të Word, Excel, PowerPoint dhe OneNote. Nuk ka një listë ndryshimesh për asnjërin nga aplikacionet por që në qendër të vëmendjes së këtij përditësimi janë rregullime gabimesh si dhe mbështetja për ndërtimin më të fundit të Windows. Aplikacionet janë përditësuar si mëposhtë:

* Word Preview përditësuar në 17.3930.10071.0 nga versioni 17.3930.10061.0
* PowerPoint Preview përditësuar në 17.3930.10071.0 në nga versioni 17.3823.10121.0
* Excel Preview përditësuar në 17.3930.10071.0 nga versioni 17.3823.10121.0
* OneNote Preview përditësuar në 17.3930.10071.0 nga versioni 17.3823.30111.0

(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>