Lajmet

Microsoft ka publikuar ndërtimin 10061 të versionit eksperimental të Windows 10. Ja risitë!

Apr 23 2015
0 Shpërndarje
Microsoft ka publikuar ndërtimin 10061 të versionit eksperimental të Windows 10. Ja risitë!

windows10-start-menu-on-screen-100466241-large (1)

Microsoft publikoi ndërtimin e radhës eksperimental të Windows 10 me numër 10061 në orët e vona të mbrëmjes së kaluar me orën tonë lokale. Ky ndërtim i ri do të sjellë ca ndryshime subtanciale së bashku me dy aplikacione të reja të postës elektronike dhe kalendarit si dhe përmirësime të ndërfaqes.

Besojmë se duhet të jeni në dijeni të frekuencës së dërgimit të përditësimeve në Windows 10 e cila është e ndarë në dy forma: Përditësimet e menjëhershme të cilat bëhen të disponueshme për përdoruesin menjëherë sapo publikohen nga Microsoft si dhe përditësimet e ngadalta të cilat mbërrijnë tek përdoruesit pas një periudhe testimi. Secili prej jush mund të përzgjedhë se cilën prej formave të përditësimeve do të ndjekë.

Ndërtimi 10061 mbërriti afërsisht një muaj publikimit të 10049 në fund të muajit të kaluar. Ndërtimi 10049 solli shfletuesin Spartan i cili shihet si zëvendësuesi i lavdishëm i Internet Explorer. windows_10_preview_calendar-100580973-large

Aplikacione të reja, ngjyrime të reja

Risitë më të mëdha të ndërtimit 10061 janë aplikacionet e postës elektronike dhe kalendarit. Aplikacioni i postës elektronike karakterizohet nga një ndërfaqe e ndarë në tre seksione ku ekziston mundësia për të kaluar në aplikacionin e kalendarit thjesht përmes një butoni që gjendet në skajin e majtë të ekranit. Kjo veçori është prezente edhe tek aplikacionit i ri Outlook Mail në Windows 10 për telefonët.

Aplikacioni i ri postës elektronike gjen ispirimin tek Microsoft Word. Risitë e këtij aplikacioni janë mundësia për të dërguar tabela, foto, tekst të ngjyruar brenda një mesazhi elektronik. Aplikacionet Mail dhe Calendar do të kenë një integrim të ngushtë me Office 365, Exchange dhe Outlook.com por nuk janë lënë jashtë as protokollet e Gmail, IMAP dhe POP.

Por duam tju njohim me një ndryshim që të gjithë do e dashuroni: Do të mund të ndryshoni madhësinë e menusë Start. Por ndërtimi 10061 sjell përmirësime të ndjeshme vizuale të menusë Start, Taskbar-it dhe Qendrës së Njoftimeve. Duke përdorur opsionet e personalizimit të ndërfaqes, përdoruesit do të kenë mundësi të ndërrojnë ngjyrat dhe transparencën e dritareve të këtyre elementëve.

personalize_transparent_setting-100580975-large

Microsoft ka menduar edhe për adhuruesit e tabletëve Windows, duke ridizenjuar taskbar-in. Në modalitetin e përdorimit të një tableti, madhësia e menusë Start, Taskbar-it dhe butonave të asistentit dixhital do të rritet ndjeshëm për të lehtësuar përdorimin e Windows 10 nga një ekran me prekje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>