Microsoft ka shitur 5.8 milionë smartfonë të linjës Lumia

Jul 23 2014
0 Shpërndarje
Microsoft ka shitur 5.8 milionë smartfonë të linjës Lumia

173280638-798x310Microsoft ka shitur 5.8 milionë smartfonë Lumia dhe 30.3 milionë telefonë të tjerë ku përfshihen edhe linjat Asha dhe Nokia X, gjatë tre mujorit të fundit fiskal. “Pajisjet me kosto të ulët të linjës Lumia përbënin edhe burimin kryesor të shitjeve” citoi kompania.

Statistikat për periudhën tre mujore që përfundoi më 30 qershor do të bëhen publike në raportin për tre mujorin e fundit të vitit 2014 duke qenë se kompania njoftoi rreth planeve për blerjen e biznesit të pajisjeve të Nokia-s shtatorin e vitit të kaluar dhe marrëveshja u mbyll në muajin prill të këtij viti.

Javën e kaluar Microsoft tha se do të kishte shkurtime të vendeve të punës prej 18,000 punonjësish në 12 muajt e ardhshëm. Një pjesë e madhe e largimeve nga puna do të vijnë nga Nokia me një total prej 12,500 punonjësish. Kompania po ashtu ka në plane të kalojë disa smartfonë Android të linjës Nokia X në Windows Phone me qëllim dhënien e prioritetit platformës së saj mobile.

“Ne do të fokusohemi veçanërisht në tregun e Windows Phone”, tha Stephen Elop, Zv President i divizionit të pajisjeve të Microsoft-it në memon e tij të fundit javën që kaloi. “Në terma afatshkurtër ne kemi në plan të punojmë më smartfonët Windows Phone ku objektivi janë smartfonët me kosto të ulët të linjës Lumia që kanë rritjen më të madhe në treg aktualisht.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>