Lajmet

Microsoft kërkon punëtorë për versionin e Office për iOS

Jul 24 2012
0 Shpërndarje
Microsoft kërkon punëtorë për versionin e Office për iOS

Nëse oferta e OnLive e Office për iPad nuk përmbushë nevojat e korporatës suaj, atëherë kemi lajme të mira për ju. Microsoft është duke reklamuar disa pozita të hapura që bëjnë të kuptojmë se kjo ndërmarrje është duke planifikuar që së shpejti të lansoj një version të Office për iOS. 

Pozitat për punë janë shpallur në Ueb faqen e Microsoftit dhe shpjegojnë që ndërmarrja është duke kërkuar zhvillues me përvojë në OS X, që të jenë pjesë e skuadrave testuese të veta për PowerPoint dhe Outlook. Por nëse i lexojmë më vëmendje këto konkurse, do të kuptojmë se punëtorët e ardhshëm do të punojnë në “punë të reja veçuese që të jenë pjesë e lëvizjes së ardhshme e Microsoftit në Mac dhe iOS”.

Derisa shumica me njerëzve mund ta urrejnë pakon e MS Office, ajo megjithatë përdoret në shumicën e shkollave dhe bizneseve, andaj do të kishte kuptim që Microsoft të bënte një zgjerim më të madh. Një alternativë e MS Office për iOS është e pashmangshme, kështuqë ndoshta është çështje kohe se kur do të bëhet ky lansim. (PCWorld Albanian)

Tags >

office
Lajmet e fundit>