Lajmet

Microsoft këshillon përdoruesit të mos instalojnë manualisht Përditësimin e Krijuesve

Apr 29 2017
0 Shpërndarje
Kompania publikoi përditësimin e dytë madhor që nga debutimi i sistemit operativ, megjithatë ka zgjedhur një qasje konservatore sa i përket distribuimit dhe dërgimit tek përdoruesit. Microsoft këshillon përdoruesit të mos instalojnë manualisht Përditësimin e Krijuesve Photo Source: Reuters

Microsoft ka këshilluar përdoruesit e Windows 10-ës të mos shkarkojnë dhe instalojnë manualisht Përditësimin e Krijuesve përpara se tu shfaqet përmes Windows Update si rezultat i problemeve që mundshme që mund të lindin.

Kompania publikoi përditësimin e dytë madhor që nga debutimi i sistemit operativ, megjithatë ka zgjedhur një qasje konservatore sa i përket distribuimit dhe dërgimit tek përdoruesit.

Një prej arsyeve është mbingarkimi i serverave, megjithatë tashmë po kuptojmë arsyen e vërtetë. Microsoft shprehet se problemet mund të shfaqen gjatë shkarkimit manual duke përdorur Windows 10 Update Assistant.

Përkundrazi, kompani këshillon që përdoruesit të presin përditësimin të shfaqet në ekranet e kompjuterave të tyre. Natyrisht pajisjet më të fundit siç është Microsoft Surface Book do marrin përditësimin shumë përpara të tjerëve duke qenë se kanë harduer të aftë të përballojë probleme.

Raportimet e para nga përdoruesit treguan se softueri kishte shkaktuar probleme me konektivitetin kryesisht tek kompjuterat me harduer Broadcom.

Përditësimi i Përvjetorit publikuar vitin e kaluar mori shtatë kohë përpara se të ofrohej për 90% të përdoruesve sipas të dhënave të AdDuplex. Aktualisht Përditësimi i Krijuesve ka arritur në 10% të kompjuterave Windows. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>