Vëzhgim

Microsoft këshillon që të provohet IE9

Mar 21 2012
0 Shpërndarje
Microsoft këshillon që të provohet IE9

Ndërmarrja ka hapur një faqe me video reklama dhe grafikë, ku përgjithësisht të tregojnë për ngecjet që i kishte gjatë të kaluarës. “Disa njerëz janë duke e provuar Internet Explorer të ri dhe faktikisht janë duke e pëlqyer atë,” thuhet në përshkrimin e faqes. “Jo që ata do ta thonë këtë me zë.”

Shumica e videove më të pëlqyera e paraqesin një të ri i cili takohet me një psikolog për përpjekjet e tij për ta fshirë shfletuesin Internet Explorer në kompjuterët e njerëzve të tjerë. “Gjëja e vetme për të cilën është i mirë Internet Explorer … është shkarkimi i shfletuesve të tjerë,” shpjegon ai.

Në faqen e dytë, faqja pranon që “Shfletuesi juaj i tanishëm është me siguri i shkëlqyer … Kështu që vazhdo që ta përdorësh atë.” Por kjo faqe i këshillon njerëzit që ta përdorin shfletuesin Internet Explorer 9 për t’i vendosur t’ua bërë pin faqeve si Facebook dhe Pandora në shiritin me vegla në Windows. “Dhe kur ju e bëni këtë gjë, ju mund të gjeni disa gjëra të cilat ju i pëlqeni në Internet Explorer,” thotë faqja./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>