Harduer

Microsoft Kinect, 150 dollarë

Jun 22 2010
0 Shpërndarje
Microsoft Kinect, 150 dollarë

Çmimi doli ashtu siç u prit, pasi që sipas thashethëmeve të panumërta dhe dyqaneve online të lojërave, ky sistem u listua me një çmim prej 150 dollarë.

Kjo ishte njëkohëisht edhe pjesa e fundit që mugonte për të plotësuar gjëgjëzën që kishte të bënte me Kinect, pasi që Microsoft kishte konfirmuar se sistemi do të paraqitet me 4 nëntor së bashku 15 lojëra të dedikuara për të.

E vetmja pjesë që mungonte në kuadër të kësaj informate ishte sesa do të kushtojë Xbox 360 së bashku me kontrollorin Kinect.

Lansimet e hershme të lojërave do të përfshijnë tituj si Kinectimals dhe Kinect Adventures, por lojëra nga palët e treta do të përfshijnë edhe tituj si Your Space Fitness nga Ubisoft, Harmonix Dance Central dhe Konami Zan-Datsu (Metal Gear Solid: Rising, etj).

Në kuadër të numrit të korrikut revistës PCWorld Albanian, që do të paraqitet në fillim të muajit korrik, ju do të mund të gjeni të gjitha informatat që kanë të bëjnë me Microsoft Kinect dhe në lidhje me vet panairin E3 2010, gjatë të cilit u prezantua Kinect e sisteme tjera të ndjeshme në lëvizje.

Mos harroni të bleni revistën sepse aty do të gjeni edhe disa informata ekskluzive në lidhje me E3 e shumëçka tjetër nga bota e teknologjisë informative.

Lajmet e fundit>