Harduer

Microsoft Kinect do të paraqitet me 4 nëntor

Jun 14 2010
0 Shpërndarje
Microsoft Kinect do të paraqitet me 4 nëntor

Gjiganti softuerik Microsoft, që ka ambicie për të bërë Xbox 360 jo vetëm një pajisje për luajtje për një port për video në shtëpi dhe argëtim në ueb, gjithashtu do të fillojë me shitjen e një versioni më të vogël e me çmim më të njëjtë të konzolës së saj më vonë gjatë kësaj jave.

Microsoft nuk ka bërë të ditura shumë gjëra rreth Kinect (më parë i njohur si Project Natal), megjithëse deri më tani sipas analistëve pritet të ketë një çmim mes 50 dhe 200 dollarë. Sa i përket titujve të përmendur, bëhet fjalë për diku rreth 15 sosh, duke përfshirë edhe një nga Ubisoft, LucasArts, Harmonix Dance Central, Crytek, etj, të cilët do të paraqiten në treg së bashku me Kinect.

Në një moment tjetër interesant, Microsoft gjithashtu prezantoi një konzolë më kompakte Xbox 360, e cila do të ofrohet në treg gjatë kësaj jave. Ajo do të ketë një HDD 250 GB, Wi-Fi të integruar, etj, si dhe do të barët një çmim prej 299 dollarë.

“Prezantimi ka qenë një shenjë e mirë rreth asaj se i Microsoft është duke transformuar Xbox-in në një platformë të vërtetë argëtimi” tha analisti James McQuivery nga Forrester Research. “E3 i këtij viti është duke i ofruar për herë të parë një mundësi industrisë së lojërave të vërtetojnë se nuk bëhet fjalë vetëm për loja të tipit gjuaj e mbyt por ka diçka përtej kësaj” u shpreh ai.

Për sa i përket Kinetic apo më parë i njohur si Project Natal, ai është një sistem me tre kamera që lidhet me Xbox dhe lejon luajtje pa kontrollorë dhe mundëson kontrollimin e konzolës me gjeste dhe me zë. Platforma gjithashtu, nëse shkojnë planet ashtu siç janë paraparë, do të shtyjnë gejmerët një nivel përtej Nintendo Wii.

Lajmet e fundit>