Harduer

Microsoft Kinect për 150 dollarë …

Jun 18 2010
0 Shpërndarje
Microsoft Kinect për 150 dollarë …

Sistemi që u prezantua në E3 2010 nga Microsoft, tani duket se do të ketë një çmim për treg dhe sipas shitësve online si Gamestop, Amazon, Walmart dhe Best Buy, ky sistem do të ofrohet për 149.99 dollarë.

Pavarësisht se këto nuk janë çmimi zyrtare, kjo është informatë më se e mjaftueshme për të përllogaritur çimin zyrtar të shitjes së Kinect.

Gjithashtu në E3 2010 përcollëm edhe paraqitjen e një Xbox 360 të ri që tani ofrohet për një çmim prej 299 dollarë, kështu që nëse supozojmë, pakoja e plotë Xbox 360 + Microosft Kinect, ka gjasa të arrijë në 399 dollarë. Ndoshta….

Për krahasim, kontrollori i ri i Playstation Move kushton vetëm 49.99 dollarë, e ndoshta mund të shpresojmë se Microsoft do të zyrtarizojë një çmim më të lirë për Microsoft Kinect, sesa çmimin që e kanë paraqitur shitësit online.

Lajmet e fundit>