Softuer

Microsoft kompleton punën me Office 2010

Jun 15 2010
0 Shpërndarje
Microsoft kompleton punën me Office 2010

Në dyqanet e shitjes me, versionet e Office 2010 do të kushtojnë 179.99 dollarë, 279.99 dollarë dhe 499.99 dollarë, por nëse vendoset  për shkarkim apo blerje me sistemin e ri të shitjes Key Card, atëherë çmimi bie në 119.99 dollarë, 199.99 dollarë dhe 349.99 dollarë respektivisht.

Versioni më i ri i paketës softuerike të Microsoft ofron disa shtesa të rëndësishme, së bashku me përditësimin e versionit të Office 2007, duke përfshirë këtu edhe Outlook Social Connector dhe disa vegla të reja multimediale për editim.

Shtesa më e madhe në Office 2010 është Office Web Apps, një version i thjeshtë por shumë funksional, i cili lejon bashkëpunim të drejtpëdrejtë për dokumente, ruajtje online të të dhënave, integrim me Hotmail dhe produkte tjera të Microsoft.

Ekzekutiv të Microsoft kanë thënë se Office Web Apps do të ketë prioritet dhe se do të përditësohet në vazhdimësi.

Lajmet e fundit>