Lajmet

Live stream: Transformimi Dixhital i Edukimit

Dec 6 2016
0 Shpërndarje
Live stream: Transformimi Dixhital i Edukimit

 

How to Share With Just Friends

How to share with just friends.

Posted by Facebook on Friday, December 5, 2014

11:19 Michael Kogeler: I gjithë ky ndryshim do të fuqizohet nga të dhënat

11:18 Michael Kogeler: Është një mënyrë e re të të mësuarit përmes lojërave.

11:15 Michael Kogeler: Keni dëgjuar për Minecraft? Është një prej projekteve tona më ambicioze në edukim. Si? Duke përdorur lojërat në sistemin edukativ.

11:14 Michael Kogeler: Po shohim një zhvendosje drejt mësimit përmes realitetit virtual. Mund tu duket diçka e së ardhmes por është realitet. Mjafton të shikoni HoloLens

11:07 Michael Kogeler: Ekziston një nevojë e thellë për ndryshim. Orët e mësimit nuk do të drejtohen më nga një mësues por do të zbatohen në formën e projekteve.

11:05 Michael Kogeler: Ata po studiojnë vetë. Kërkojnë vetë. Nëse dëshironi të përgatisni një gjeneratë të suksesshme duhet të ndryshohet mënyra e të edukuarit.

11:04 Michael Kogeler: Pse të mos i lëmë të bëjnë atë që dëshirojnë? Në Amerikë 63% e fëmije i besojnë më shumë internetit sesa prindërve.

11:03 Michael Kogeler: Papunësia e të rinjve është e lartë në Shqipëri. Shtrohet pyetja për çfarë shkojnë studentët në universitet?

11:01 Michael Kogeler: Sot njerëzit janë në kërkim të punës. Nesër puna do ti kërkojë njerëzit

10:59 Michael Kogeler: Unë nuk kam një zyrë. Zyra ime e punës është kudo

10:57 Michael Kogeler: Puna do të ndryshojë. Nuk do të punohet më për pjesët e tregut por në krijimin e tregjeve të reja.

10:57 Michael Kogeler: Them se qeveria duhet të marrë rolin udhëheqës në përparimin drejt teknologjisë.

10:55 Michael Kogeler: Do të ketë 40 milion vende të reja pune për profesionistët brenda 2020-tës nga teknologjia.

10:51 Michael Kogeler: Këto që po u them nëse do të isha në Arabinë Saudite pjesëmarrësit do të më thonin sapo të mbarojë fjalimi yt do të të vrasim ndërsa në Hollandë do të vriteshin që të flisnin rreth këtyre gjërave.

10:49 Michael Kogeler: Microsoft do ti japë zgjidhje sëmundjes së kancerit thjesht duke riprogramuar qelizat.

10:47 Michael Kogeler: Teknologjia po ndryshon çdo gjë jo vetëm edukimin por shoqërinë, biznesin, çdo gjë.

10:45 Michael Kogeler: Kur linda unë kishte disk memorjeje vetëm 5 megabajt i cili duhej të zhvendosej nga disa njerëz ndërsa sot keni një telefon që proceson më shumë instruksione sesa vetë anija kozmike Apollo 30.

10:40 Michael Kogeler: Po keni shumë punë për të bërë me shkollat dhe edukimit, të gjithë kanë shumë punë për të bërë në këtë drejtim jo vetëm Shqipëria.

10:37 Michael Kogeler: Më pyetën a ka bërë përparësi Shqipëria në teknologji? Unë them se duhet të punoni pak me marketingun.

10:36 Në skenë ngjitet Michael Kogeler

10:31 Sokol Vladi: Dua të rikthej në vëmendjen projektin tonë me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë të platformës Wi-Fi dhe në formë simbolike ftoj të firmosim finalizimin e projektit me Ministrin Klosi.

10:23 Nora Malaj: Integrimi vjen me komunikimin dhe në veçanti sot komunikimin dixhital ku në thelb qëndron edukimi. Të edukohesh me teknologji do të thotë të kesh një qasje të re për shoqërinë.

10:20 Blendi Klosi: Sa po i orientojmë të rinjë shqiptarë? Sfida është e vështirë. Jemi në një moment të vështirë të përballjes mes tregut të punës dhe të diplomuarve. Shenjat janë të mira, kemi dyfishim të kapaciteteve të shkollave profesionale.

10:13 Milena Harito: Sot të rinjtë vinë të ditur në shkollë. Kemi 60% të popullsisë që ka qasje në internet celular. Ekziston një hendek në telefoni fikse. Në kuadër të procesit të Berlinit po punojnë me vendet e rajonit dhe partnerëve ndërkombëtare për ndërtimin e infrastrukturave dixhitale.

10:00: Ka filluar Konferenca “Transformimi Dixhital i Edukimit” organizuar nga Microsoft Ministria e Edukimit, Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me partnerët British Council Albania, Infosoft Systems, BIT Media, Almooc dhe Certiadria

banner-edu-640Ditën e Marte me datë 6 Dhjetor 2016 në ora 9:00 mbahet në Tiranë konferenca “Transformimi Dixhital i Edukimit” organizuar nga Microsoft, Ministria e Edukimit, Ministria e Inovacionit dhe Administratës Publike, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë në bashkëpunim me partnerët British Council Albania, Infosoft Systems, BIT Media, Almooc dhe Certiadria

Me synimin për të kontribuar në përmirësimin e edukimit nëpërmjet dixhitalizimit, me pjesëmarrjen e më shumë se 170 institucioneve private dhe publike dhe palë interesi nga i gjithë vendi, konferenca do të shpalosë dhe prezantojë disa prej projekteve më të rëndësishme në sektorin e edukimit në Shqipëri si dhe mundësitë për permirësim me përdorimin teknologjisë së informacionit.

Misioni i Microsoft është ti mundësojë çdo individi dhe çdo organizate në planet të arrijë më shumë dhe studentët janë në zemër të këtij misioni. Na ndiqni në këtë transmetim të drejtpëdrejtë nga Transformimi Dixhital i Edukimit.


On Tuesday, 6th December at 9am Education Digital Transformation Conference will take place in Tirana organized by Microsoft Albania, Ministry of education, Ministry for Innovation and public administration, Ministry of social welfare and youth, and in close cooperation with partners that follow: British Council Albania, Infosoft Systems, BIT Media, Almooc and Certiadria.

Aiming to gather more than 170 private and public institutions and stakeholders from the country, the conference itself will showcase its differentiated value propositions for better education and transformation of teaching and learning.

Microsoft’s mission is to empower every person and organization on the planet to achieve more and students are at the very heart of that mission. Follow us in this live stream of this event with great importance for Albania.

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>