Lajmet

Microsoft konfirmon Age of Empires VI, debuton më 19 Tetor

Aug 22 2017
0 Shpërndarje
Titulli do të zhvillohet nga Relic Entertainment, duke u larguar nga Ensemble Studios, i cili ka krijuar versionin e parë të AoE. Microsoft konfirmon Age of Empires VI, debuton më 19 Tetor

Gjatë shfaqjes Gamescom në Gjermani, Microsoft lajmëroi se Age of Empires IV është në punim e sipër dhe do të jetë seria më e fundit e lojës epike strategjike.

Titulli do të zhvillohet nga Relic Entertainment, duke u larguar nga Ensemble Studios, i cili ka krijuar versionin e parë të AoE.

Microsoft vendosi të mos tregonte asnjë pamje nga loja por trajleri i saj është i mbushur me arte koncept, ushtri të ndryshme, periudha përgjatë historisë nga Romakët dhe Japonezët dhe më pas Konkuistadorët.

Kanë kaluar 20 vite që nga debutimi i versionit të parë të Age of Empires. Më 19 Tetor loja debuton ekskluzivisht në Windows 10. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>