Harduer

Microsoft konfirmon çipin Nvidia Tegra për Zune HD

Jun 20 2009
0 Shpërndarje
Microsoft konfirmon çipin Nvidia Tegra për Zune HD

‘Ka pasur mjaft shumë fjalë që kanë qarkulluar mbi mundësin e vendosjes së çipit Nvidia Tegra brenda Zune HD’, tha Matt Akers, inxhinier i zhvillimit të softuerit në një test pranë Microsoft. ‘Megjithatë ne do të shkojmë një hap para dhe do ti konfirmojmë këto zëra. Po, Zune HD do të ketë çip Nvidia Tegra. Duke pasur parasysh faktin se jetëgjatësia e baterisë është më e mirë dhe akselerimi grafik është i shkëlqyer, Zune HD faktikisht është si një mini laptop në duart tuaja’, përfundoi ai.

Tegra është procesori i parë nga Nvidia që ka fuqi të jashtëzakonshme për pajisje të dorës, që realisht është një hap para procesorëve tjerë të këtij niveli që janë më të mëdhenjë dhe shumë më të uritur për energji.

Sistemi në çip (SOC) përdor 0.5 wat më pak energji dhe paraqet një veçori shtesë të procesorit Tegra, të cilën e përfiton nga aftësia ARM.

Shefi ekzekutiv i Nvidia-s, Jen-Hsun Huang tha se procesori Tegra pritet të furnizojë gjysmën e biznesit të Nvidia-s brenda një periudhe shumë të shkurt.

Deri më datën e sotme, Tegra ka 42 fitore të dizajnit, që fillojnë prej lexuesve medial, smartphone-ve e deri tek Netbooks, ku 18 prej këtyre 42 fitoreve i përkasin smartphone-ve.

Zune HD pritet të paraqitet më vonë gjatë këtij viti dhe në vete do të ngërthejë ekran 3.3 inç OLED 16:9 me rezolucion 480×272 piksela, radio HD (high definition), video out HD (720p), Wi-Fi, shfletues uebi (me teknologji tap-to-zoom), akselerometër të integruar dhe një tastierë QWERTY në ekranin e njdeshëm në prekje.

Lajmet e fundit>