Biznes

Microsoft konfirmon hapjen e pikës qendrore të shitjeve në New York

Sep 30 2014
0 Shpërndarje
Microsoft konfirmon hapjen e pikës qendrore të shitjeve në New York

microsoftMicrosoft konfirmoi vërtetësinë e thashethemeve për hapjen e dyqanit të tyre qendror në FifthAvenue, Manhattan, vetëm pak metra larg dyqanit të Apple. “Kjo ndërtesë do të shërbejë si dyqani ynë kryesor i të gjithë dyqaneve që ndajnë eksperiencën e Microsoftit”- tha David Porter, Zv. Presidenti i korporatës për dyqanet e Microsoft-it.”

Ky është një qëllim që e kemi pasur që ditën e parë dhe ishim duke pritur thjesht për vendin e duhur. Tani e kemi gjetur atë.”

Microsoft filloi të hapte pikat e tij të dyqaneve në vitin 2009, tetë vite pas hapjes së pikës së parë të shitjeve të Apple në McLean, Virginia. Momentalisht, Microsoft ka 104 pika shitjeje në të gjithë SHBA-në, Kanada dhe Puerto Riko, ku shiten laptopë, smartfonë, tableta, konsola Xbox dhe aksesorë të ndryshëm.

Pika më e re qendrore e shitjeve do të gjendet në 677 FifthAvenue, ku për momentin gjendet një dyqan Fendi. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>