Lajmet

Microsoft konfirmon përditësimin e dytë madhor të Windows 10-ës për 2017-ën

Feb 23 2017
0 Shpërndarje
Microsoft ka planifikuar një përditësim të dytë madhor për 2017-ën i cili do të mbërrijë në fund të vitit dhe këtë e ka konfirmuar vetë kompania. Microsoft konfirmon përditësimin e dytë madhor të Windows 10-ës për 2017-ën Photo Source: Microsoft

Me emrin e koduar Redstone 3, ky përditësim do të pasojë Përditësimin e Krijuesve i cili do të jetë live në Prill. Informacioni vjen nga Microsoft Ignite në Australi dhe një imazhi të publikuar nga ky i fundit.

Siç mund të vëreni ngjyra e purpurt përfaqëson periudhën e testimit përmes Windows Insider ndërsa shenja + tregon përditësimin i cili ka filluar të bëhet i disponueshëm për masat.

Ngjyra jeshile tregon se përdoruesit po e marrin përditësimin ndërsa bluja përfaqëson mbështetjen aktive të Microsoft për këtë përditësim.

Siç mund ta kuptoni nga imazhi, Microsoft planifikon të mbështetë dy versione të Windows 10-ës në të njëjtën kohë.

Duke gjykuar nga grafiku mësojmë se përditësimi i ri i Windows 10-ës do të dërgohet tek Insajderat gjatë muajit Prill dhe disponueshmëria e gjërë vjen në Nëntor. Përveç emërtimi Redstone 3, nuk kemi detaje të tjera.

Një prej risive të këtij versioni mund të jetë Projekti Neon, ndryshimi i parë madhor vizual në Windows 10. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>