Biznes

Microsoft konfirmon ristrukturimin, nuk ka largime masive nga puna

Jul 4 2017
0 Shpërndarje
Secili prej drejtuesve u ka dërguar letër ekipeve të tyre respektive duke shpjeguar sesi do të funksionojnë ndryshimet e reja. Microsoft konfirmon ristrukturimin, nuk ka largime masive nga puna

Microsoft do të kalojë nën një riorganizim i cili prek kryesisht divizionet e shitjeve dhe marketingut konfirmuan ekzekutivët e kompanisë ditën e Hëne.

Ndryshimet e reja do të prekin ekipet e shefit të marketingut Chirs Capossela dhe zëvendës presidentëve Judson Althoff dhe Jean-Philipe Courtois.

Secili prej drejtuesve u ka dërguar letër ekipeve të tyre respektive duke shpjeguar sesi do të funksionojnë ndryshimet e reja.

Por ndryshe nga raporti i TechCrunch, nuk përmendet gjëkundi asnjë largim nga puna. “Microsoft do të implementojë ndryshime të cilat do tu shërbejnë më mirë konsumatorëve dhe partnerëve tanë,” tha një zëdhënës i kompanisë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Gjatë ditës së djeshme pati raportime se Microsoft do të largonte mijëra punonjës. Rioganizimi vjen një vit pasi Courtois dhe Althoff morën drejtimet e operacioneve të shitjeve dhe marketingut. /PCWorld Albanian

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>