Lajmet

Microsoft konfirmon se Windows Azure do të riemërtohet Microsoft Azure më 3 prill

Mar 26 2014
0 Shpërndarje
Microsoft konfirmon se Windows Azure do të riemërtohet Microsoft Azure më 3 prill

windows-azureKompania Microsoft ka njoftuar se do të riemërtojë platformën e saj dhe infrastrukturën Cloud nga “Windows Azure” në “Microsoft Azure”. Brendi i ri do të hyjë në fuqi nga data 3 prill 2014. Microsoft nuk ofroi më shumë detaje se pse realisht e bëri këtë ndryshim, por thjesht duke mbrojtur shërbimin e gjerë që ofrohet: “Sot ne mbështesim setin më të gjerë të sistemeve operative, gjuhëve, shërbimeve të çdo “Cloud” publik që nga Windows, SQL dhe .NET deri tek Phyton, Ruby, Node.js, Java, Hadoop, Linux dhe Oracle. Shërbimet mobile, cloud, bota e të dhënave, ditët e sotme bën që konsumatorët të dëshirojnë një platformë cloud që u përshtatet kërkesave të tyre, çfarëdo që mund të jetë dhe ky shërbim publik cloud është Microsoft Azure”.

Emërtimi “Microsoft Azure” fillimisht ishte raportuar nga Mary Jo Foley dy ditë më parë për ZDNet. Ndërkohë që Microsoft-i mohoi dhe nuk komentoi fjalët e Foley ditën e hënë, kompania ka vendosur ta konfirmojë  zyrtarisht lajmin ditën e marte. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>