Lajmet

Microsoft konfirmon se Windows Server do të lançohet në vitin 2016

Feb 2 2015
0 Shpërndarje
Microsoft konfirmon se Windows Server do të lançohet në vitin 2016

MicrosoftMe anë të një postimi në blog, Microsoft ka konfirmuar se platformat Windows Server dhe System Center nuk do të lançohen deri në 2016.

Kjo lëvizje përbën një ndryshim të strategjisë tradicionale të kompanisë për të lançuar Windows Server së bashku me versionin e ri të Windows. Siç dihet deri më tani, Microsoft do të lançojë Windows 10 brenda këtij viti ndërsa Windows Server nuk do mund të lançohet deri në vitin 2016.

Debutimi i dytë i Windows Server është planifikuar nga kompania të jetë në pranverën e këtij viti gjatë konferencës së zhvilluesve ndërkohë që paraqitja e tij e parë ishte në muajin Tetor. Windows Server do të përdorë të njëjtën teknologji që përdor Windows 10.

Ndërsa versioni i ardhshëm i platformës System Center Configuration Manager i cili ofron mbështetje për Windows 10 do të jetë i disponueshëm në një kohë të përafërt me Windows 10. Përpara konfirmimit nga kompania, kanë qarkulluar spekullime sipas të cilave Microsoft do të vononte lançimin e Windows Server. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>