Harduer

Microsoft krijon një tastierë universale për tabletët iOS, Windows dhe Android

Sep 17 2014
0 Shpërndarje
Microsoft krijon një tastierë universale për tabletët iOS, Windows dhe Android

UMK_top_open_black.0.0_cinema_640Produkti më i fundit nga Microsoft është një tastierë e dizenjuar posaçërisht për tabletët, qofshin ato iOS, Windows apo Android. Ky produkt është i fundit në serinë e lançimeve të Microsoft-it, që po dëshmon fare mirë se kjo kompani po fokusohet në krijimin e softuerëve, shërbimeve, por edhe harduerëve.

Tastiera e re universale është shumë e ngjashme me tastierën Logitech’s K480. Ajo përmban një opsion që e lejon të përdoret si për një tablet iOS, Windows dhe Android.

Për Microsoft nuk është diçka e zakonshme që me anë të produkteve të saj të mbështesë pajisjet iOS apo Android, por këtë herë shkoi një hap më larg.

Tastiera universale përfshin një buton të ngjashëm me butonin HomeScreen të sistemeve Android dhe butonin cmd që gjendet kudo në tastierat Apple.

Pavarësisht faktit se tastiera mund të përdoret dhe me pajisjet Windows, Microsoft ka vendosur mos të stampojë logon e Windows në të. Kjo e bën këtë tastierë më të çuditshme të Microsoft-it pa logon e Windows.

Bateria e rikarikueshme e tastierës,sipas Microsoft do të zgjasë 6 muaj përdorimi me një karikim të vetëm. Mjaftojnë 10 minuta në karikim dhe tastiera do të punojë më së miri për një ditë të plotë.

Një pajisje mbështetëse do të kryejë dhe funksion mbrojtës kur tastiera nuk është në përdorim. Microsoft ka në plan të nxjerrë tastierën në shitje në muajin tetor për 79.95 $. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>