Biznes

Microsoft kthen politikat në produkt të cloud computing

Apr 19 2010
0 Shpërndarje
Microsoft kthen politikat në produkt të cloud computing

Oferta e re e quajtur Campaignready, bazohet në një platformë interaktive që quhet TownHall dhe punon në platformën cloud të Microsoft, Azure. Sistemi ruan të dhënat në një server SQL Azure. Zhvilluesit mund të shkarkojnë kodin TownHall pa pagesë dhe janë të lirë që ta zgjerojnë dhe ta përpunojnë sipas dëshirës.

TownHall është pjesë e një suite të ofertave online, që renditen prej shërbimeve pa pagesë si Office Live e deri tek programet me pagesë online për reklamim. Suita gjithashtu përfshin edhe shërbime të faturuara që janë të ndërtuara përreth produkteve ekzistuese duke përfshirë Dynamic CRM Online.

Veglat e TownHall janë dizajnuar që ti sjellin aftësi kampanjave politike dhe lobuese për tu lidhur me përdorues përgjatë platformave të ndryshme online, si Facebook dhe iPhone Apps. Shërbimi gjithashtu mund të përdoret për të menaxhuar në mënyrë qendrore listat e kontakteve dhe përgjigjet e përdoruesve.

Stanley Frecl, që drejton sektorin publik të tentimeve të Microsoft për cloud computing, tha se veglat kanë si synim “të ndihmojnë fushatat që të jenë gati për të shfrytëzuar avantazhin e teknologjisë dhe të ndihmojnë që kampanjat të dëgjojnë zgjedhësit”.

Freck theksoi se politikanët që përdorin veglat e bazuara në cloud të Microsoft në kampanja fituese mund të bëhen avokat për shërbimet tjera të bazuara në cloud. “Ne dëshirojmë të fitojmë paratë në platformën tonë dhe çfarë mendojmë i mundëson të rritet” tha Freck.

Microsoft shpalosi një bashkësi veglash në konferencën e Politikës Online, që u mbajt gjatë ditës së sotme në SHBA.

Lajmet e fundit>