Lajmet

Microsoft lançoi aplikacionin universal të Linkedin në Windows 10

Jul 17 2017
0 Shpërndarje
Njoftimet mund të menaxhohen brenda aplikacionit në mënyrë që të mos njoftoheni për çdo aspekt të rrjetit social. Microsoft lançoi aplikacionin universal të Linkedin në Windows 10 Photo Source: Microsoft

Microsoft arriti një prej objektivave të tij kryesor ditën e sotme me blerjen më të fundit Linkedin, duke sjellur një aplikacion të dedikuar për Windows 10.

Gjigandi i softuerit finalizoi blerjen e Linkedin prej 26 miliard dollarësh gjashtë muaj më parë me premtimin se njoftimet e Linkedin së shpejti do të shfaqeshin në qendrën e njoftimit të Windows.

Aplikacioni që në pamje të parë të ngjan me një version bazik dhe kopje të pastër të aplikacionit të ueb por me mbështetje për njoftimet dhe ikona live.

Njoftimet mund të menaxhohen brenda aplikacionit në mënyrë që të mos njoftoheni për çdo aspekt të rrjetit social.

Aplikacioni i Linkedin debuton nga dita e sotme në Windows Store dhe së shpejti do të jetë i disponueshëm në të gjitha tregjet. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>