Lajmet

Microsoft lançoi një program beta për një Outlook.com më të mirë

Aug 8 2017
0 Shpërndarje
Kompania thotë se ndërfaqja e re është më e shpejtë dhe moderne. Do të ofrohet një eksperiencë e re kërkimi dhe pamje të re për bisedat. Microsoft lançoi një program beta për një Outlook.com më të mirë

Ditën e sotme Microsoft lançoi një program beta të Outlook.com i cili do tu japë përdoruesve akses në një eksperiencë më të shpejtë dhe më të personalizuar të postës elektronike.

Në javët në vijim ekipi i Outlook.com do të ofrojë një opsion për përdoruesit që duan ti bashkohen fazës beta. Ata që nuk pëlqejnë pamjen e re lehtësisht mund të qëndrojnë në versionin e vjetër.

Qëllimi i Microsoft është testimi i funksionaliteteve të reja me këtë program të cilat mund të shtohen në versionin standart të Outlook.com.

Gjithashtu pritet që dizajni i ri të bëhet pjesë e versionin zyrtar të Outlook.com në një të ardhme të afërt.

Kompania thotë se ndërfaqja e re është më e shpejtë dhe moderne. Do të ofrohet një eksperiencë e re kërkimi dhe pamje të re për bisedat.

Përdoruesit do të kenë qasje në opsione personalizimi si vendosja e shtojcave në panelin e majtë për kontakte specifike.

Emoji dhe GIF të reja do të integrohen. Quick Suggestion ofron informacione rreth restoranteve, fluturimeve dhe ndeshjeve të ekipit të zemrës.

Inbox-i i ri i Outlook.com do të grumbulloj të gjitha fotot e dërguara dhe të marra në një vend të vetëm. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>