Lajmet

Microsoft lançon aplikacionin Files për Windows Phone 8.1

May 31 2014
0 Shpërndarje
Microsoft lançon aplikacionin Files për Windows Phone 8.1

windows_phone_filesI ndjekur nga një njoftim në Reddit në fillimin e këtij muaji që po largohet, Microsoft lëshoi aplikacionin e shumë pritur Files për Windows Phone 8.1, duke sjellë më në fund një menaxhues të dhënash në këtë platformë mobile.

Aplikacioni i cili është falas përfshin funksionalitete e mëposhtme:

Aksesoni të dhënat e ruajtura në telefoni tuaj dhe kartën microSD.

Shfletoni, kërkoni dhe lançoni të dhënat.

Lehtësisht mund të ndani një ose disa të dhëna.

Mund të krijoni foldera për të organizuar të dhënat.

Kopjoni, zhvendosni, riemëroni dhe fshini të dhënat.

Microsoft thotë se aplikacioni zyrtar i menaxhimit të të dhënave “e bën të lehtë dhe intuitive të menaxhoni të dhënat në pajisen tuaj që ka Windows Phone 8.1”. Është e rëndësishme të vihet në dukje se ky aplikacion funksionon vetëm në versionin më të fundit të platformës Windows Phone. Mbetet për tu parë nëse Microsoft ka plane ta bëjë aplikacionin të funksionojë edhe në Windows Phone 8 ose edhe versione më të hershme. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>