Lajmet

Microsoft lançon aplikacionin “Video Tunner” për Windows Phone 8.1

Jul 10 2014
0 Shpërndarje
Microsoft lançon aplikacionin “Video Tunner” për Windows Phone 8.1

VideoTuner-798x310Microsoft ka lançuar një aplikacion të ri të quajtur “Video Tunner” i cili iu mundëson përdoruesve të smartfoënve Lumia me Windows Phone 8.1 të editojnë video klipe duke shtuar efekte. I disponueshëm për tu shkarkuar që nga dita e sotme aplikacioni iu mundëson të editoni, të prisni dhe ti shtoni efekte videove me vetëm pak veprime. Mund të vendosni edhe efektin SlowMotion në videon tuaj dhe të gjitha videot e edituara do të ruhen automatikisht në OneDrive.

VideoTuner2-730x387Gjithashtu nëse ju nuk pëlqeni audion e videos mund ta ndryshoni dhe vendosni çfarëdo lloj tingulli, por që duhet të jetë në format Mp3. Po ashtu video mundeni ti ruani edhe në formatin Vine, por që duhet të ndahen përmes aplikacionit Vine sepse aplikacioni Video Tunner nuk mbështet ndarjen e videove direkt ne rrjetet sociale apo të videove online. Me linjën Lumia që çdo ditë po bëhet mjaft e njohur për kamerat e saj cilësore tashmë Microsoft po ofron aplikacione nga më të ndryshme për imazhet dhe së fundi për video e realizuara nga këto pajisje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>