Lajmet

Microsoft lançon kanalin Developer të Internet Explorer për zhvilluesit

Jun 17 2014
0 Shpërndarje
Microsoft lançon kanalin Developer të Internet Explorer për zhvilluesit

ie_old-798x310Microsoft ka lançuar kanalin Developer (Zhvilluesit) për Internet Explorer, një shfletues funksional i dizenjuar për t’ju dhënë zhvilluesve të uebit dhe adoptuesve të hershëm një pamje të avancuar se çfarë veçorish është duke punuar kompania në shfletues. Ju mund të shkarkoni atë tashmë direkt devchannel.modern.ie. Kanali i Zhvilluesve ose siç quhet ndryshe “Developer Channel” është i disponueshëm vetëm për përdoruesit e Windows 7 Service Pack 1 që kanë të instaluar Internet Explorer dhe përdoruesit e Windows 8.1. Për fat të mirë ngjashëm me kanalin Canary të Chrome ky version mund të funksionojë paralelisht dhe veçmas me Internet Explorer 11.

7002.aiedc-image4_760x318Microsoft thekson se ngaqë virtualizimi i softuerik krijon një ulje të performancës, nuk rekomandohet të përdoret për të matur performancën e uebsiteve. Në konferencën Build 2014, Microsoft lançoi status.modern.ie, një uebsit që u tregon zhvilluesve se çfarë teknologjish po mbështeten në Internet Explorer dhe çfarë standardesh, por konsiderohen si pjesë e versioneve të ardhshme.

Versioni i ri për zhvilluesit gjithashtu vjen më mbështetje për standardin WebDriver që bën të mundur zhvilluesve të shkruajnë testime për shfletuesit me qëllim që të testojnë sitet e tyre. Gjithashtu do të ofrohet më shumë performancë WebGL dhe mbështetje për strukturat 16 bit, si dhe mbështetje për GLSL. Microsoft thotë se në testimin Khronos WebGL Conformance shfletuesi shënoi 97 pikë nga 93 që kishte qenë.

0576.aiedc-image2_551x320E fundit por jo më e parëndësishmja, kanali IE Developer ju bën të mundur të përdorni kontrolluesin e Xbox për lojërat në ueb. Me fjalë të tjera versioni ri mbështet standardet e API të lojërave duke përdorur Javascript-in për të shtuar mbështetje për lojërat me Gamepad në aplikacionet dhe lojërat në ueb. Teksa këto veçori të reja janë diçka fantastike nga Microsoft, habitemi sesa shumë iu desh Microsoft-it të kopjonte këtë ide nga Google. Chrome e startoi kanalin e saj DEV në janar 2009. Mozilla e ndoqi me versionin e saj të quajtur Aurora në prill 2011. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>