Lajmet

Microsoft lançon ndërtimin e parë Redstone 5 të Windows 10

Feb 16 2018
0 Shpërndarje
Të dy ndërtimet përfshijnë ndryshime në lejet e aplikacioneve duke u dhënë përdoruesve më shumë kontroll. Microsoft lançon ndërtimin e parë Redstone 5 të Windows 10

Windows 10 “Redstone 4” ende nuk është përfunduar por Microsoft tashmë ka filluar të zhvillojë ndërtimet e para të “Redstone 5.”

Më 14 Shkurt Microsoft lançoi njëherazi “Redstone 4” dhe “Redstone 5” me numër ndërtimi 17101 dhe 17604 respektivisht.

Duke qenë se jemi në ditët e para të Redstone 5, ende nuk ka asnjë veçori të re.

Të dy ndërtimet përfshijnë ndryshime në lejet e aplikacioneve duke u dhënë përdoruesve më shumë kontroll.

Microsoft ka aplikuar edhe disa ndryshime në pamje me emoji të reja në të dy ndërtimet.

Përmes postimeve në blogje gjigandi i sistemit operativ ofron një listë të plotë të ndryshimeve dhe përditësimeve. Gjithashtu janë përfshirë lista të problemeve që përdoruesit mund të hasin.

Microsoft pritet të lançojë zyrtarisht Redstone 4 në Prill të 2018-ës dhe Redstone 5 në Tetor të 2018-ës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>