Lajmet

Microsoft lançon një version paraprak të Outlook Web App për Android

Jun 13 2014
0 Shpërndarje
Microsoft lançon një version paraprak të Outlook Web App për Android

2013-01-10_11h15_09-645x250Kompania Microsoft ka lëshuar një version paraprak të aplikacionit të saj për shërbimin e-mail, atë Outlook Web App për platformën mobile të Google. Tashmë ju mund të shkarkoni versionin beta nga Google Play nëse smartfoni juaj ka parametrat e duhur.

Outlook Web App për Android do të funksionojë vetëm nëse:

– Ju keni versionin 4.4 KitKat.

– Nëse posta juaj elektronike përdoret përmes Office 365 Business.

– Pajisja juaj duhet me përmasa ose të vogla ose normale (akoma nuk ka një version për ekranet e mëdha).

owa_androidMicrosoft thotë se ky version paraprak është për të mbledhur të dhënat rreth feedback-ut, si dhe rregulluar gabimet dhe përgatitjen e aplikacionit për një debutim zyrtar. Vetëm pak pajisje mund ta përdorin këtë aplikacion dhe ju mund të votoni për pajisjen tuaj për tu shtuar në këtë listë. Kompania po premton se ky version paraprak për Android do të krijojë mundësinë të bënë çdo gjë që mundeni në Outlook Web App për iPhone. E vetmja gjë që bën ndryshe është sinkronizimi i kontakteve.

“Qëllim ynë është ti ndihmojmë konsumatorët të jenë produktiv në çdo vend dhe çdo kohë”, tha Microsoft kur lançoi Outlook Web App për iOS në korrik të vitit 2013. “Kjo do të thotë, ofrimi i një eksperience të re shkëmbimi e-mail-esh në smartfonë dhe tabletë”. Megjithëse Kompania akoma nuk ka thënë asgjë në lidhje me një version për tabletët Android. Microsoft qartësisht po mundohet të sjell një eksperiencë të zakonshme si në ueb edhe në këtë aplikacion për pajisjet Android. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>