Biznes

Microsoft lançon shërbimin e abonimeve Office 365 Personal me çmim të ulët

Mar 15 2014
0 Shpërndarje
Microsoft lançon shërbimin e abonimeve Office 365 Personal me çmim të ulët

Office 365Microsoft fillimisht lëshoi versionin e vet me abonime të Office gjatë shtatorit të vitit 2012, por kompania tani ka lajmëruar për një opsion më të lirë për individët.

Office 365 Personal është një shërbim abonimi me pagesë 6.99 dollarë për muaj (69.99 dollarë në vit) që ofron qasje në aplikacionet e Office 2013 për Windows dhe mundësinë për të instaluar dhe përdorur versionin për Mac dhe pajisje mobile të aplikacionit. Derisa 9.99 dollarë në muaj i Office 365 Home Premium iu mundësojnë që ta përdorin shërbimin deri në pesë PC ose Mac, Office 365 Personal është i vlefshëm vetëm për një kompjuter dhe një tablet.

Office 365 ka pësuar një rritje të ngadalshme të abonimeve dhe Microsoft zbuloi në muajin tetor që më tepër se 2 milionë njerëz tani janë abonuar në shërbimin e saj. Në pesë muaj që nga atëherë, janë shtuar 1.5 milionë abonentë të tjerë, duke e sjell numrin e abonentëve të Office 365 në 3.5 milionë të tillë.

Një rritje prej 75 për qind përgjatë një periudhe kaq të shkurtër është mjaft mbresëlënëse dhe Microsoft do të shpresë që shtimi i një versioni me çmim më të lirë do të ndihmojë në rritjen në të ardhmen.

Lajmërimi përfundimtar i Microsoft-it i bërë gjatë ditës së mërkurë ka të bëjë me Home Premium: për të përkuar me lëshimin e Office 365 Personal gjatë pranverës, kompania është duke e riemëruar Office 365 Home Premium në “Office 365 Home”. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>