Lajmet

Microsoft lançon shërbimin e ri Skype for Bussines në formën e një version paraprak

Mar 17 2015
0 Shpërndarje
Microsoft lançon shërbimin e ri Skype for Bussines në formën e një version paraprak

skype-for-business-get-ready-1Me siguri që shumë prej jush e kanë përdorur shërbimin e Skype si një mënyrë për të kontaktuar me miqtë apo familjarët. Por tani ju do të mund ta përdorni atë dhe për të komunikuar me kolegët apo vartësit tuaj në kuadër të punës suaj. Microsoft ka lançuar ditën e hënë paraqitjen teknike paraprake të një shërbimi të ri që quhet “Skype for Bussiness” (Skype për bizneset). Giovanni Mezgec, manaxheri gjeneral i skuadrës përgjegjës për Skype for Bussiness, ka deklaruar në një postim në blog se ky version paraprak do ti japë mundësi përdoruesve të provojnë eksperiencën e këtij shërbimi të ri të Skype përpara se ai të lançohet masivisht muajin që vjen.

Realisht ky version i Skype është ndërtuar dhe dizenjuar posacërisht për të zëvëndësuar platformën aktuale të komunikimit të Microsoft, Lync. Ne Skype Bussiness përdoruesit do kenë mundësi të kërkojnë apo të shtojnë kontakte të reja në profilin e tyre qofshin ata apo jo pjesë e biznesit apo organizatës ku bëjnë pjesë. Për më tepër ky version do të jetë i integruar me paketën e produktivitetit Microsoft Office. Përsa i përket karakteristikave të tjera, Skype for Bussiness do të funksionojë njëlloj si versioni normal. Përmes Skype for Bussines thotë do të mund të bisedoni jo vetëm me kolegët, punonjësit, apo vartësit tuaj, por edhe me familjarët apo miqtë tuaj. Kjo gjë nuk do të ndryshojë, vetëm se Skype for Bussiness është i dizenjuar dhe përshtatur më shumë për bisedat mes kolegëve.

Qëkur mori përsipër detyrën e vështirë për të qënë në krye si CEO i Microsoft, Satya Nadella është përpjekur vazhdimisht ta transformojë Microsoft-in në një kompani të tillë parimet bazë të së cilës janë produktiviteti dhe platforma dhe jo të fokusohet vetëm në pajisje dhe shërbime. Skype for Bussiness është pjesë e kësaj strategjie të re duke qënë se produkti ka si qëllim shënjestron bizneset. Përtej kësaj, ky version thekson nevojën e Microsoft për tu përqëndruar tek korporatat.

Një faktor tjetër që tregon fokusimin e Skype for Bussiness tek kompanitë dhe organizatat ka të bëjë me faktin se ai ofron nivele të larta sigurie dhe kontrolle të nevojshme menaxheriale për profesionistët e fushës së teknologjisë. Për të përdorur këtë version të interesuarit duhet të regjistrohen dhe ta shkarkojnë atë në faqen Office Evalutions. Së bashku me Skype for Bussiness është e disponueshme dhe një paraqitje paraprake e Office 2016. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>