Harduer

Microsoft lançon versionet gold të Lumia 830 dhe Lumia 930

Jan 9 2015
0 Shpërndarje
Microsoft lançon versionet gold të Lumia 830 dhe Lumia 930

gold_lumia.0.0Microsoft ka “shfrytëzuar” në maksimum CES duke prezantuar dy versione të reja të Lumia 830 dhe 930. Këto dy modele ofrojnë të njëjtat specifika si ato të lançuara më parë, por ngjyrat janë zëvendësuar me ngjyrën e florinjtë. Kjo kompani mund ti jetë bashkuar pak me vonesë trendit të ngjyrës gold, megjithatë smartfonët e rinj duken të mrekullueshëm dhe plot shkëlqim.

Ngjyra gold është kombinuar me atë të bardhë dhe të zezë në pjesën e pasme ku duket qartazi marka e Nokia-s duke qenë se kjo është linja e fundit e smartfonëve të Microsoft nën këtë markë. Këto dy versione do të jenë të dipsonueshme vetëm në disa shtete te caktuara të kontinentit evropian, në Azi, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Kinë që nga fundi i muajit janar. Kompania nuk ka dhënë ndonjë detaj përsa i përket çmimit, por një smartfon i tillë me kosto të ulët nuk pritet të shoqërohet nga një çmim i shtrenjtë. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>