Lajmet

Microsoft lançon versionin zyrtar të përditësuar të paketës Office në ueb

Nov 12 2013
0 Shpërndarje
Microsoft lançon versionin zyrtar të përditësuar të paketës Office në ueb

office-logo1Pas disa muajsh testimi beta të aplikacioneve të përditësuara të paketës Office në ueb, Microsoft-i vendosi t’i shpallë ato si versione zyrtare duke hequr kështu etiketimin “version paraprak”.

Tashmë këto aplikacione të përmirësuara në ueb (Word, Exel, OneNote dhe PowerPoint) do të jenë standardi i ri për të gjithë përdoruesit e SkyDrive dhe Outlook.com.

Nëpërmjet këtij përditësimi Microsoft-i prezanton ndaj përdoruesve disa opsione të reja të cilat nuk ishin të disponueshme në versionin e fundit të testimit. Bëhet fjalë për shtimin e “co-authoring” në PowerPoint dhe përmirësimin e suportit për opsionet e prekjes.

Sipas Microsoft-it, ekipi i punës të aplikacioneve të paketës Office në ueb është fokusuar në përshpejtimin e tyre për të bërë punën e përdoruesve më produktive. Të dhënat e kompanisë tregojnë se tani dokumentet gjenerohen 30% më shpejt krahasuar me versionet e mëparshme të testimit.

Microsoft ka njoftuar se rreth 750 000 përdorues kanë vendosur të testojnë versionin paraprak.

3108-ppt-coauthoring_046181c7 Me lançimin e Windows 8 dhe Surface, Microsoft-i thekson se përditësimi i aplikacioneve të paketës Office në ueb ka pasur në fokus opsionet e prekjes. Kjo do të thotë se tashmë aplikacionet suportojnë hapësirë më të përshtatshme butonash për pajisjet me prekje si dhe komanda të reja të ndërfaqes për krijimin tabelave, përzgjedhjen e ngjyrave apo vendosjen e formave në PowerPoint me gisht si dhe ofrimin e suportit për gjeste të tilla si “kapje” dhe “rrëshqitje”.

Risitë e aplikacioneve të paketës Office në ueb

Përditësimet e përmendura më sipër i takojnë lançimit më të fundit, por në përgjithësi aplikacionet e paketës Office në ueb përbëjnë një hap të rëndësishëm për kompaninë dhe përfshijnë një numër shumë të madh ndryshimesh. Bazuar në reagimet e konsumatorëve, Microsoft-i ka vendosur të shtojë disa opsione të tjera ku mund të përmendim: numërimin e fjalëve në Word, lehtësimin e kërkimit në OneNote (një prej produkteve më të nënvlerësuara të linjës Microsoft Office) si dhe shfaqjen e videove në prezantimet e PowerPoint.

Përdoruesit e shpeshtë të Exel-it do të vlerësojnë faktin që Microsoft-i ka shtuar suportin për editimin e tabelave Pivot, ka përmirësuar opsionet e kthimit mbrapa (undo) dhe copy/paste, ka shtuar numrin e grafikëve dhe shtimin e filtrave për tabelat Pivot. (PCWorld Albanian)

8540-image_7af44d5e

Lajmet e fundit>