Lajmet

Microsoft lançon zyrtarisht Age of Empires Definitive Edition më 20 Shkurt

Jan 19 2018
0 Shpërndarje
Dhe sikur të mos mjaftojë Microsoft është duke punuar me Age of Empires IV në bashkëpunim me Relic Entertainment. Microsoft lançon zyrtarisht Age of Empires Definitive Edition më 20 Shkurt

Në Qershor të vitit të kaluar për të përkujtur 20 vjetorin e lojës, Microsoft tha se do të risillte një version të cilësisë së lartë të Age of Empires.

Loja e cila u premtua në Tetor të 2017-ës u shty pa një datë të caktuar. Tashmë kompania tha se Age of Empires Definitive Edition do të mbërrijë më 20 Shkurt në PC përmes Microsoft Store.

Loja do të kushtojë 20 dollarë. Ajo sjell asete të rindërtuara për ekranet 4K, lojërat online përmes Xbox Live, një sfond muzikor të rindërtuar, një tregim të ri për çdo mision si dhe përmirësime të skenareve dhe fushatave.

Dhe sikur të mos mjaftojë Microsoft është duke punuar me Age of Empires IV në bashkëpunim me Relic Entertainment.

Studioja ende nuk ka dhënë një datë zyrtare debutimi. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>