Lajmet

Microsoft lançon zyrtarisht Visual Studio 2017

Mar 8 2017
0 Shpërndarje
Visual Studio 2017 doli publikisht në Mars të 2016-ës me një version eksperimental për tu pasur nga një version kandidat për debutim në Nëntor. E quajtur ndryshe Visual Studio 15, ky version erdhi pikërisht kur Microsoft kishte dhënë premtimin. Microsoft lançon zyrtarisht Visual Studio 2017

Siç u premtua, Microsoft lançoi ditën e djeshme Visual Studio 2017, versionin më të fundit të platformës së zhvillimit të cilën mund ta shkarkoni në visualstudio.com.

Gjithashtu Microsoft publikoi versionin katërt eksperimental të Visual Studio për Mac, Përditësimin e parë të Team Foundation Server 2017, shtesa në abonimin Visual studio Enterprise dhe përditësime në Visual Studio Mobile Center Preview.

Sipas gjigandit të sistemit operativ Visual Studio 2017 është “versioni më produktiv” i platformës. Së shpejti kompania do të inkorporojë mjetet Python përmes një përditësime në javët në vijim.

Microsoft gjithashtu gjeti rastin të ndante disa statistika të ecurisë së platformës. Përgjatë periudhës Shkurt 2016 – 2017, numri i përdoruesve aktivë në muaj të Visual Studio u rrit me 25% ndërsa në gjashtë muajt e fundit u dyfishua në Visual Studio për Mac.

Duke folur me numra specifikë Visutal Studio Code numëron 1.3 milion përdorues aktivë në muaj, Visual Studio Team Services numëron 5 milion përdorues të regjistruar dhe Visual Studio Dev Essentials ka 1.4 milion anëtar. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>