Softuer

Microsoft lanson aplikacione pa pagesë të Office

Jun 9 2010
0 Shpërndarje
Microsoft lanson aplikacione pa pagesë të Office

Duke përcjellë suksesin e aplikacioneve pa pagesë të Google Docs për përpunimin e teksteve, tabelave dhe përmbajtjeve me sllajde, kompania Microsoft është duke shpalosur versione pa pagesë të bazuara në ueb të Word, Excel, PowerPoint dhe OneNote.

Përdoruesit të qasen në këtë shërbim prej këtu. Gjersa sa i përket përkrahjes së gjuhëve ato janë të limituara por qasja është e lirë dhe mund të bëhet ngado.

Përdoruesit mund të ngarkojnë dokumente dhe t’i shikojnë, editojnë dhe shkëmbejnë ato përbrenda ueb shfletuesit.

Gjithashtu ofrohet edhe qasje në Messenger pa pasur nevojë për instalimin e tij në PC dhe kompania gjithashtu ka premtuar ueb qasje në veçoritë e reja të Hotmail, brenda një periudhe shumë të shkurtë.

“Ne do të kemi më shumë për t’ju treguar gjatë javës së ardhshme kur Office 2010 do të paraqitet tek konsumatorët, duke përfshirë edhe atë sesi Office 2010+SkyDrive+Office Web Apps ju ofron eksperiencën më të mirë të produktivitetit përgjatë PC-së, celularit dhe shfletuesit” premtoi Jason Moore, menaxher udhëheqës i programit për Windows Live SkyDrive.

Shfletuesit që përfshihen në mbështetje janë Internet Explorer 7 e më lartë, Chrome në Windows dhe Mac, Firefox 3.5 në Windows, Mac dhe Linux, apo Safari 4 e lartë në Mac. Veçoritë sipas Microsoft ofrohen edhe për shumicën e celularëve të mençur, që kanë shfletues si IE, Safari 4, BlackBerry, Nokia S60 browser, NetFront, Opera Mobile dhe Openwave.

Lajmet e fundit>