Lajmet

Microsoft largon aplikacionet e rreme të Google nga Windows Phone Store

Mar 30 2014
0 Shpërndarje
Microsoft largon aplikacionet e rreme të Google nga Windows Phone Store

windowsphone-645x250Microsoft ka larguar gjashtë aplikacione të rreme të Google nga Windows Phone Store, pasi kompania ishte kontaktuar më parë në lidhje më këtë çështje. Aplikacionet janë: “Hangouts”, “Google Voice”, “Google Search”, “Google+”, “Google Maps”, dhe “Gmail – e-mail from Google”. Të gjitha këto janë publikuar nga “Google, Inc”(nëse do ishin reale do ishin publikuar nga “Google Inc.”) dhe secila me çmim 1.99 dollarë. Aplikacioni i vetëm që Google ofron për Windows Phone është aplikacioni për kërkimet(Google Search), dhe publikuesi është “Google Inc.”

Kompania ka reaguar ndaj këtyre veprimeve: “Microsoft është serioz kur bëhet fjalë për cënimin e pronës intelektuale dhe ekosistemit dhe ne i qëndrojmë ligjeve për të bërë të mundur ruajtjen e saj. Windows Phone Store është i vetmi burim i autorizuar i aplikacioneve dhe lojërave publike për Windows Phone, dhe zhvilluesit mund të njoftojnë më lehtë për shkeljen e të drejtave të autorit(pronës intelektuale) duke monitoruar Windows Phone Store dhe njoftuar Microsoft-in kur kjo të ndodhë”.

Microsoft vazhdimisht është kritikuar për vlerësimin e dobët përsa i përket aprovimit të aplikacioneve në Windows Phone Store. Ndërkohë që këto gjashtë aplikacione mund të jenë eliminuar, akoma do të mbesin shumë aplikacione të tjera të rreme. Të kërkoni për “Google” ose “Youtube” ose ndonjë emër tjetër të madh që nuk ka akoma një aplikacion zyrtar sjell rezultate aplikacionesh të shumta që nuk duhej të ishin aty. Fatkeqësisht Microsoft nuk iu është adresuar problemeve të mëdha kur bëhet fjalë sesi aplikacionet fallco futen në Windows Phone Store dhe procesi i aprovimit të aplikacioneve tek Microsoft ka nevojë për një reformim serioz. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>