Softuer

Microsoft lason Halo Waypoint

Nov 6 2009
0 Shpërndarje
Microsoft lason Halo Waypoint

Portali ofron shikime paraprake me episode të plota të Halo Legends, pastaj intervista me zhvilluesit, video, imazhe prej lojës, video ekskluzive, etj. Përveç kësaj, Waypoint veçohet me një sistem karriere që përcjellë arritjet e lojtarit nëpër lojërat e shumta Halo.

Pjesëmarrësit pritet të pranojnë çmime për arritje specifike, duke përfshirë bashkësi të plota të parzmoreve dhe trikove nga Avatar ODST.

Microsoft me këtë rast gjithashtu ka lajmëruar një orar zyrtar transmetues për Halo Legends, që eksploron stoike të bazuara në tema dhe karaktere të ndryshme, që gjenden në universin e Halo.

Episodi i parë i njohur si “The Babysitter” do të debutojë me 7 nëntor, 2009. Kjo ngjarje do të përcjellë një grup të ODST-ve që me ngurrim pranojnë një snaperist Spartan në ekipin e tyre luftues.

Lajmet e fundit>