Siguri

Microsoft lë në lloç përdoruesit e Office XP

Jun 9 2010
0 Shpërndarje
Microsoft lë në lloç përdoruesit e Office XP

Për herë të dytë në nëntë muaj, Microsoft ka thënë se nuk do të arnojë një lëshim në versionin më të vjetër për shkak se krijimi i një arnimi është “jofizibil”, e kjo do të thotë se përdoruesit e Office XP do të jenë duarthatë para sulmeve, vetëm në rast se ata marrin përsipër në vete punën e sigurisë.

Office XP, pati debutuar në mars të vitit 2001 dhe ende mbetet në listë e suitave me përkrahje të Microsoft , pra përdoruesit do të kenë përditësime të sigurisë deri në mesin e vitit 2011. Megjithatë sot, Microsoft ka thënë se një lëshim sigurie në CON në suitën e vjetruar nuk do të duhej të arnohej.

Vendimi është shpjeguar në një prej 10 përditësimeve që Microsoft ka paraqitur gjatë ditës së djeshme, që arnuan rreth 34 lëshimeve.

Microsoft gjithashtu u ka bërë thirrje përdoruesve të Office XP që të shkarkojnë një vegël automatike nga libraria e saj, e cila sipas tyre “ofron mbrojtjeje të ngjashme ndaj lëshimeve” sikurse arnimet e paraqitura për ata që kanë Office 2003 dhe Office 2007.

Përderisa Microsoft nuk u ka bërë thirrje përdoruesve të Office XP që të kalojnë në versione më të reja, hulumtuesit nga Qualys kanë bërë këtë gjë:

“Softuerët më të vjetër kanë numrin më të madh të lëshimeve” tha Lai. “Prej 14 lëshimeve në Excel që u lëshuan për arnim, 11 prej tyre kanë vlejtur vetëm për Office XP, por vetëm tre prej tyre për versionin më të ri”.

Lajmet e fundit>