Vëzhgim

Microsoft lëshon OneNote për Android

Feb 10 2012
0 Shpërndarje
Microsoft lëshon OneNote për Android

“Versionet për celularë të OneNote tani janë të gatshme në Windows Phone, iPhone, iPad, dhe tani në Android,” tha Michael Oldenburg nga Microsoft në një postim në blog gjatë ditës së djeshme. “S’ka rëndësi se cilën platformë e pëlqeni, OneNote Mobile iu lejon që lehtësisht të merrni dhe të qaseni në të gjitha shënimet dhe idetë tuaja të gatshme për punë.”

Softueri iu mundëson njerëzve që grafikisht të mbajnë shënime me gjëra aktive si kutitë kontrolluese. Duke e përdorur një llogari në SkyDrive, njerëzit mund t’i sinkronizojnë shënimet e tyre përgjatë pajisjeve të shumta.

Ky aplikacion është falas dhe mund të mbushet deri me 500 shënime. Pas kësaj, ai kushton 4.99 dollarë, nëse dëshironi të shkruani ndonjë shënim të ri ose ndryshoni shënimet, por ju do të jeni në gjendje që t’i sinkronizoni dhe t’i shihni të gjitha.

Klikoni këtu për ta marrë këtë aplikacion./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>