Vëzhgim

Microsoft lëshon System Center 2012 dhe “Windows Server 2012”

Apr 17 2012
0 Shpërndarje
Microsoft lëshon System Center 2012 dhe “Windows Server 2012”

Windows Server 2012, sipas Brad Anderson i cili është zëvendës kryetar i Divizionit për Siguri dhe Menaxhim në Microsoft, Windows Server 2012 do të lëshohet gjatë këtij viti. Ai dhe anëtarët e skuadrës së tij theksuan vizionin e Microsoftit për të mundësuar vendosjen e thjeshtësuar të cloud në Samitin e Menaxhimit nga Microsoft, që ishte mbajtur gjatë kësaj jave në Las Vegas ku kishte folur Anderson.

Pjesëmarrësve në këtë ngjarje iu ishin ndarë diçka që Anderson i quajti “cloudi privat në një kartë.” Kjo paraqet një kartë memorie që mund të futet në një port të USB-së. Përdoruesit iu përgjigjen disa pyetjeve dhe një cloud privat rregullohet automatikisht, shpjegoi ai. Anderson e përshkroi cloudin privat të Microsoft në kartë si “një runbook gjigant” të dalë nga Orkestra e System Center 2012.

System Center 2012 tani mund të blihet dhe për momentin funksionon me prodhimin Windows Server 2008 R2 të Microsoft. Anderson tha që System Center 2012 do të përditësohet kur Windows Server 2012 lëshohet, megjithëse nuk e ceku ndonjë datë të saktë se kur do të ndodhë kjo.

“Asgjë kurrë nuk ka qenë kaq ambicioze,” tha ai, duke shtuar që “është lëshimi më mahnitës i Windows Server që ne kemi bërë ndonjëherë.”/pcworldalbanian

Tags >

Windows 8
Lajmet e fundit>