Harduer

Microsoft lëshon telefonin Nokia 130 me çmim prej 19 euro

Aug 11 2014
0 Shpërndarje
Microsoft lëshon telefonin Nokia 130 me çmim prej 19 euro

jo_harlow_0012Kur Microsoft lajmëroi planet e veta për të larguar telefonët Asha dhe të ndryshoi Nokia X-in e vet të bazuar në Android, në Windows, dukej që kompania mund të dalë tërësisht nga biznesi i telefonëve të nivelit të ulët. Kjo siç duket nuk do të bëhet, pasi që Microsoft është duke e paraqitur Nokia 130 e ri, që është telefon me çmim prej 19 euro, që nuk ka qasje në internet, por që mundëson lëshimin e muzikës dhe filmave dixhitalë me një radio FM dhe një dritë flash. Pajisja e re qëndron mes Nokia 105 dhe Nokia 220, i cili ka mundësi bazike të qasjes në internet.

Ky telefon është synuar kryesisht në tregjet në zhvillim, ndonëse Microsoft shikon disa mundësi edhe në shtetet e zhvilluara ku njerëzit janë duke kërkuar që ta posedojnë një telefon rezervë. Në një intervistë, zëvendës presidenti i sektorit telefonik në Microsoft, Jo Harlow, tha që kompania është e përkushtuar për këtë pjesë të biznesit në një periudhë afat-gjate. “Microsoft nuk ka ndonjë projekt tjetër që mund të arrijë këta konsumatorë,” tha Harlow. Më tepër se një miliard njerëz nuk kanë telefon celular, tha Harlow, duke shtuar që biznesi i telefonëve bazikë është “i qëndrueshëm dhe duke u rritur”.

Dhe me telefonët bazikë të lidhur në internet, Microsoft ka një mundësi që t’iu paraqes konsumatorëve shërbimet si Bing dhe OneDrive. “Këta konsumatorë do të krijojnë një llogari në Microsoft dhe do të bëhen pjesë e ekosistemit të kësaj kompanie,” shtoi Harlow. Sidoqoftë, Microsoft deri së fundi ishte duke e bërë të njëjtin rast për mbajtjen e linjave Asha dhe Nokia X. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>