Lajmet

Microsoft lëshon versionin testues të Office 2010 SP2

Apr 10 2013
0 Shpërndarje
Microsoft lëshon versionin testues të Office 2010 SP2

Kompania Microsoft lëshoi një përditësim publik të Office 2010 Service Pack 2 (SP2), që paraqet përditësimin e parë madhor për platformën në pothuajse dy vite.

Vëzhgimi i Office 2010 SP2 mund të shkarkohet nga uebfaqja Connect e Microsoft, tha ndërmarrja. Përveç Office 2010 SP2, shkarkimi përfshin kodin e nevojshëm për të përditësuar disa produkte për serverë, duke përfshirë SharePoint 2010 dhe Office Web Apps 2010.

Gjatë qershorit të vitit 2011 doli Office 2010 SP1, rreth një vit pasi kishte dalë platforma.

Office 2010 SP2 përfshin arnime të zakonshme të vrimave të sigurisë, e po ashtu edhe disa “arnime që ishin bërë posaçërisht për këtë pako shërbimi,” tha ndërmarrja në një dokument shoqërues.

Këtu përfshihen arnime në qëndrueshmëri, funksionim dhe arnime të sigurisë për Windows 8, Windows Server 2012 dhe Internet Explorer 10 (IE10).

Microsoft-i nuk e përshkroi në hollësi përmbajtjen e SP2, por tha që do ta bëjë këtë gjë kur të lëshojë kodin përfundimtar.

Zgjatet në 90 ditë “triali” për Office 365

Sipas marrëveshjes për licencë (EULA), licenca dhe mbase edhe vetë softueri do të jetë e vlefshme deri më 31 dhjetor 2013, ose lëshimi komercial i pakos, cilido që vjen i pari.

Edhe pse Microsoft ka vendosur që të copëzojë pakot e shërbimit për Windows – Windows 7, për shembull, nuk pritet që të marrë një ndjekje për SP1 e vitit 2011. Lajmërimi i ditës së hënë sqaron që ata ende janë pjesë e ciklit të lëshimit të Office. (PC World Albanian)

Office 2010

Lajmet e fundit>