Softuer

Microsoft lëshon versionin testues të Windows 8

Feb 29 2012
0 Shpërndarje
Microsoft lëshon versionin testues të Windows 8

Versioni i sistemit operativ – i gatshëm për shkarkim në preview.windows.com – paraqet një rrugë tërësisht të re për t’u ndërlidhur me kompjuterin tuaj dhe një vision tërësisht të ri për desktop falë ndërfaqes  “Metro” e krijuar nga ndërmarrja për platformën e vet Windows Phone.

Metro është përshendetur gjerësisht për ndryshimin e rrugës sipas të cilës i mendojmë pajisjet smartphone, ashtu siç kishte bërë iPhone në vitin 2007. Falë tij, Windows 8 do të paraqes informacionin për ju nga hyrja juaj e parë, përgjatë pjesëve që vërtiten dhe e shndërrojnë vetveten në vet se të pritet nga ju, për shembull, ta lëshoni një uebfaqe dhe ta vizitoni rrjetin Twitter ose të hapni kutinë tuaj postare për të shikuar nëse keni marrë ndonjë letër të re elektronike.

“Me Windows 8, ne i riparamenduam rrugët e ndryshme sipas të cilave njerëzit ndërlidhen me PC dhe si të bëjnë çdo gjë të duket si një shtojcë natyrale e pajisjes, nëse e përdorni një tablet Windows 8, llaptop ose një në të gjitha,” tha Steven Sinofsky, i cili është kryetar i divizionit të Windows Live në Ndërmarrjen Microsoft. “Windows 8 Consumer Preview e sjell një mbërritje të pakomprementuar në përdorimin e PC-së tuaj.”/pcworldalbanian

Lajmet e fundit>