Lajmet

Microsoft lëshon për publikun Vista SP2 RC

Mar 6 2009
0 Shpërndarje
Microsoft lëshon për publikun Vista SP2 RC

altKompania e mirënjohur Microsoft të martën e ka lëshuar në treg Vista Service Pack 2 në versionin Release Candidate (RC) për publikun e gjerë.

 

Kështu, duke mos e bërë shumë të madhe lançimin e Vista SP2, Microsoft e çoi premtimin e javës së kaluar në vend. Javën e kaluar Microsoft e pati lëshuar Vista SP2 RC vetëm për parapaguesit e TechNet dhe MSDN.

Ndërkohë zëdhënësi i kompanisë pati thënë se Vista SP2 RC do të bëhet e mundshme edhe për publikun e gjerë gjatë kësaj jave, duke mos caktuar datën e saktë të lançimit.

Vista Service Pack 2 Release Candidate mund të shkarkohet që nga sot në ueb faqen e Microsoft për të dyja versionet e sistemeve 32 bit dhe 64 bit.

Microsoft zakonisht nuk e bën të ditur datën e saktë të lançimit, andaj edhe kësaj radhe kompania bën të ditur se planifikon ta përfundojë kodin përfundimtar gjatë çerekut të dytë vitit.

 

Lajmet e fundit>