Lajmet

Microsoft lidh SkyDrive me Xbox 360 me një aplikacion

Dec 12 2012
0 Shpërndarje
Microsoft lidh SkyDrive me Xbox 360 me një aplikacion

Një aplikacion i ri i SkyDrive për Xbox 360 iu mundëson përdoruesve që të vendosin përmbajtje në shërbimin për ngarkesë në cloud nga PC-të dhe pajisjet mobile dhe pastaj mund ta shohin atë në konsolën për argëtim.

Aplikacioni iu mundëson përdoruesve që të shohin pamje, video dhe dokumente në TV që është i lidhur me Xboxin, tha Microsoft në një postim në blog të martën.

SkyDrive është shërbimi i bazuar në cloud i ndërmarrjes Microsoft dhe kështu garon me Dropboxin, Drive-in e Google dhe iCloudin e Apple dhe një numër të aplikacioneve dhe shërbimeve të tjera në një fushë në të cilën dita-ditës rritet konkurrenca.

Aplikacioni SkyDrive për Xbox 360 mundëson po ashtu ndërlidhjen mes konsollës dhe pajisjeve të tjera në sistemet operative të ndërmarrjes Microsoft.

Për shembull, fotografitë e bëra me një smartfon Windows Phone mund të vendosen automatikisht në TV-në e përdoruesit, tha Microsoft.

Aplikacioni është në përshtatje me Kinect-in. Ndërfaqja e përdoruesit përmban folderë për organizim të përmbajtjes dhe ka katër opsione në menu: fotografitë dhe videot, të gjithë skedarët, të shpërndara dhe opsionet.

Një video që e demonstron aplikacionin e paraqet një përdorues që bën hapjen e tij duke thënë SkyDrive dhe një tjetër person duke shpërndarë një folder me fotografi duke përdorur një smartfon e po ashtu duke bërë një fotografi që paraqitet në TV. (PC World Albanian)

Lajmet e fundit>