Lajmet

Microsoft lançon aplikacionin Movie Creator për modifikim e videove

Nov 15 2014
0 Shpërndarje
Microsoft lançon aplikacionin Movie Creator për modifikim e videove

gsmarena_001Microsoft ka prezantuar një aplikacion të ri për modifikimin e fotove në sistemin operativ Windows Phone 8.1. Aplikacioni quhet Movie Creator dhe versioni beta i tij ndodhet në dyqanin online për telefonët inteligjent Lumia, Windows Phone Store. Movie Creator gjithashtu funksionon edhe në tabletët me sistem Windows 8.1

Aplikacioni ju lejon që të krijoni projekte apo filma duke përdorur deri në 25 video që ju keni xhiruar në telefonin tuaj, duke iu shtuar këtyre edhe fotot dhe muzikën nga telefoni jua. Ju do të jeni në gjendje të lëvizni klipet e pamjeve në çdo pjesë të videos që do të krijoni, do të mund të modifikoni gjatësinë e projektit tuaj si dhe mund të shtoni tekste dhe filtra të ndryshëm. Cilësi të tjera që karakterizojnë këtë aplikacion është edhe afrimi i fotove dhe videove ose rrotullimi i tyre. Fshirja e klipeve të videove bëhet vetëm me një prekje, ashtu si dhe kopjimi ose dyfishimi i tyre.

Aplikacioni Movie Creator nuk do të ndryshojë asgjë në videot dhe fotot origjinale që ju do të përdorni në projekte të ndryshme, por thjesht i përdor në funksion të punimit tuaj. Brenda tij ju gjithashtu do të mund të gjeni edhe efekte të ndryshme, të cilat mund t`i shtoni kur modifikoni videot. (PCWorld Albanian)

Tags >

Microsoft
Lajmet e fundit>