Lajmet

Microsoft lufton softuerët piratë

Dec 31 2012
0 Shpërndarje
Microsoft lufton softuerët piratë

Microsoft-i ka lëshuar një fushatë të re kundër piraterisë në Kinë, që ka për synim të tregojë rreziqet në siguri gjatë blerjes së softuerit të falsifikuar.

Në një hetim të fundit, Microsoft-i bleu 169 PC nga dyqane në Kinë dhe gjeti që të gjithë këta kishin të instaluar versione pirate të Windows, ku 91 për qind e tyre përmbanin maluerë ose dobësi në siguri.

“Atë që ne jemi duke e gjetur është që kriminelët kibernetikë në rritje janë duke synuar edhe bizneset edhe konsumatorët këtu në Kinë,” -tha Nick Psyhogeos, i cili është nënkryetar i grupit për zgjidhje biznesi i prodhuesit origjinal të pajisjeve të Microsoft-it.

Ndërmarrja amerikane ka luftuar për një kohë të gjatë piraterinë në Kinë, që është më e larta në botë.

Sipas një studimi të bërë nga Aleanca për Softuer për Biznes, vitin e kaluar tregu i softuerit të jashtëligjshëm në Kinë ishte me vlerë gati 9 miliardë dollarë amerikanë, ndërsa tregu i ligjshëm kishte vlerën 2.7 miliardë dollarë.

Javën e kaluar, Microsoft-i iu tha përdoruesve që përdorin softuer të jashtëligjshëm të Windows që ata shpesh janë duke përdorur PC të pasigurt që kanë spiunë që mund të vjedhin informacionet për kartat e kreditit dhe për llogaritë bankare.

Fushata kundër piraterisë ishte lëshuar gjatë një sezone të ngarkuar në fund të vitit në vend. (PC World Albanian)

Microsoft Piracy

Lajmet e fundit>