Analiza

Microsoft mban aktivitet të Marten, ja çfarë të presim

May 1 2017
0 Shpërndarje
Gjigandi i sistemit operativ ka konfirmuar fokusin e evenimentit në edukim, një treg të cilin duhet ta adresojë përpara se Google me Chromebook-ët dhe Apple me iPad ta kenë "pushtuar." Microsoft mban aktivitet të Marten, ja çfarë të presim Photo Source: Stephen Brashear | Getty Images

Microsoft do të mbajë një konferencë për shtyp mëngjesin e së Martes në Nju Jork dhe ndërsa kompania nuk ka bërë ende asgjë zyrtare, ato kanë lënë të kuptohet se produkte të reja po vinë.

Gjigandi i sistemit operativ ka konfirmuar fokusin e evenimentit në edukim, një treg të cilin duhet ta adresojë përpara se Google me Chromebook-ët dhe Apple me iPad ta kenë “pushtuar.”

Shumë analistë presin që Microsoft të lançoi versionin “cloud” të Windows quajtur  Windows 10 Cloud.

Ky sistem operativ i cili pritet të funksionojë vetëm me aplikacionet universale do të konkurrojë me Chromebook-ët duke i bërë kompjuterat me Windows 10 Cloud tepër kompetitivë.

Një strategji të ngjashme ndoqi kompania me Windows RT, një përpjekje e pasuksesshme. Gjatë aktivitetit pritet një harduer i ri, por jo aq i rëndësishëm sa mund të jetë një Surface Pro 5.

Microsoft nuk ka bërë të qartë axhendën e kompanisë me Surface Pro 5, po dita e prezantimit të tij me siguri nuk do të jetë e nesërmja. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>