Biznes

Microsoft mban konferencën e saj vjetore në Prishtinë

Jun 9 2010
0 Shpërndarje
Microsoft mban konferencën e saj vjetore në Prishtinë

Konferenca është hapur gjatë ditës së sotme me ç’rast fjalën kryesore e mori z. Agim Beka, përfaqësues i Microsoft për Kosovë, i cili u dëshiroi mirëseardhje të pranishmëve dhe prezantoi agjendën me temat që do të shtjellohen gjatë ditës.

Temat  që do të shqyrtohen gjatë ditës, kanë të bëjnë me Sigurinë e Biznesit, Visual Studio 2010 dhe .Net 4.0, Windows 7 Taskbar, SharePoint 2010 Development Platform Overview, Transition of Microsoft Exchange 2010, etj.

Ato tema u prezantuan nga Dimitar Grozadanov (Microsoft Skopje Office), Betim Drenica (Chief Technology Officer (CTO), APPDEC), Tomislav Bronzin (Microsoft Regional Direcotr & MVP), Ljupco Nikolov (Manager of software development, NEXTSENSE), Bujar Lushta (System Engineer, ASSECO-SEE), etj. 

Të pranishëm në konferencën Tech Update ishin përfaqësues të kompanive vendore dhe të huaja, por kryesisht nga tregu i Ballkanit.

Lajmet e fundit>